Basti me një “G-Class”, Vali Corleone dhe Aleks Visha caktojnë datën e sfidës së madhe në Tik-Tok

Personazhi i njohur si Vali Corleone dhe i famshmi i Tik-Tokut, Aleks Visha, kanë vendosur të organizojnë një sfidë të madhe në Tik-Tok.

Ata vendosën një bast me një G-Class lidhur me këtë lojë dhe kush fiton i merr këtë makinë tjetrit.

Bëhet fjalë për një G-Class 63 AMG të vitit 2022, vlera e të cilit shkon rreth 200 mijë euro.

Ndërkohë ditën e djeshme dy rivalët kanë caktuar edhe datën kur do të mbahet kjo sfidë dhe bëhet fjalë për datën 28 nëntor të këtij viti.

Ndërkohë mbetet për t’u parë se kush do e fitojë këtë bast./albeu.com/