Basha shkon pranë selisë e i del në mbrojtje Metës: Rama ka dalë nga fiqiri!

Përplasjet e sotme në selinë e FRD-së bënë bujë të madhe në media.

 

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar në selinë e FRD-së, dhe gjatë një deklarate, Basha u shpreh se kryeministri Rama është përgjegjës për ngjarjen e ndodhur këtë të premte në zyrat e selisë së FRD-së.

 

As dhuna e asgjë tjetër që janë grahmat e fundit të Edi Ramës…”- deklaroi Basha.

 

Fjala e Bashës:

 

Para disa ditësh një mik i huaj më shkruante duket qartë që fitorja po vjen. Kam vetëm një këshillë humbësi bëhet i rrezikshëm ditët e fundit. Ruaju bishës së plagosur. Sot po i them se nuk ke shanc të trembësh popullin. Nuk ke shanc ta trembësh opozitën që të marrësh misionin. 25 prilli është ditë ndryshimi.

 

Ngjarja e sotme është në një seri ngjarjes që tregojnë një gjë, ka humbur mendjen. Ka dalë nga fiqiri dhe prej drejtësisë që e pret atë dhe gjithë të tjerët si kjo letër bakalli që mendojnë se mund të ushtrojnë presion mbi opozitën.

 

Populli e ka vuajtur dhunën e këtij shteti dhe mbi 30 mijë qytetarë janë marrë me forcë nga banesat e tyre se nk paguanin dot çmimin e energjisë, mijëra qytetarë taksapaguas të cilët u larguan nga puna e administratës i cili i sot i shërben qeversië, i kanë ndjerë artistët, e ka ndjerë sipërmarrja me qepenat që mbyllen, e kanë ndjerë të rinjtë shqiptarë që largohen nga  Shqipëria, studentë.

 

Dhuna e Edi Ramë dhe sjellja e shtetit të kapur prej tij kanë qenë burimi i të gjitha të këqijave. Shpresa nuk mungon. Përsëris angazhimin e PD, të koalicionit tonë se asgjë nuk do ta ndalë këtë ndryshim.

 

As dhuna e asgjë tjetër që janë grahmat e fundit të Edi Ramës. Ju ftoj të gjithëve të bëhemi bashkë, dua t’i them pakicës absolute , kriminelëve me të cilët ke darkuar edhe para dy ditësh në Kryeminsitri se nuk e ndalni ndryshimin. Shqipëria nuk mund të ndryshojë pa larguar Edi Ramën.

 

Opozita a qenë dhe është në krye të detyrës për të mbrojtur kushtetutën nga një shtet i cili është në dor të Ndraghetës mafias krimit. /albeu.com/

 

 

 

 


Shtuar 12.03.2021 16:12