Ballkani i ri Europian, Zaev ndan detaje nga biseda me Ramën dhe Vuçiç: Takimet tona për të përmirësuar jetën e qytetarëve

Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim “online” me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Lajmi është konfirmuar nga Zaev, i cili nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, shkruan se në takim, është biseduar për Forumin Ekonomik dhe Bashkëpunimin Rajonal, që do të zhvillohet në Shkup më 29 korrik.

Zaev shkruan se komunikimet sistematike, bëhen për të përmirësuar jetën e qytetarëve të këtyre vendeve.

“Ky është Ballkani i ri Europian”, shkruan ndër të tjera kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

 

 

Postimi i plotë i Zoran Zaev:

Sot në mëngjes pata një takim produktiv kushtuar përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, të cilin së bashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vučić dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama e organizojmë në Shkup më 29 korrik.

Lidhemi edhe më shumë për ta bërë jetën e të gjithë qytetarëve tanë më të lehtë dhe më të mirë. Ky është Ballkani i ri, Europian.


Shtuar 22.07.2021 12:07