Balla: Zjarret në Vlorë dhe Fier të qëllimshme, policia të gjejë autorët

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, foli sot në lidhje me zjarret në jug të vendit. Ai tha se paktën për rastin e Fierit dhe të Vlorës, zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Për rrjedhojë Balla i bëri thirrje policisë që të bëjë detyrën e saj dhe të gjejë autorët.

“Na rezulton që të paktën për rastin e Fierit dhe të Vlorës, zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, kjo do të thotë se policia duhet të bëjë detyrën sa I përket evidentimit të personave të përfshirë dhe ndalimin dhe nuk e fsheh edhe kërkesën publike drejtuar prokurorisë për dënime ekzemplare të gjithëkujt që tenton të përfshihet në këto zjarrvënie,” tha Balla.

Këto deklaratat Balla i bëri në Kukës, ku u prezantua prefekti i ri i qarkut atje. Ministri gjithashtu zotohet të dërgojë së shpejti një urdhër në mbarë territorin për Bashkitë dhe drejtoritë e policisë, për të ediventuar dhe sinjalizuar me tabela cdo vend të rrezikshëm në territorin tonë.


Shtuar 24.07.2023 14:31