Gazetari Artan Hoxha ka treguar se audio ku dëgjohen oficerët e gardës të japin dhe marrin urdhra për vrasjet në 21 janar është regjistruar në një diktofon.
Hoxha ka thënë në emisionin “Opinion” se për komunikimin është përdorur një kanal me një grup prej 10 vetësh. Ai ka treguar se dikush ka hyrë në kanal dhe ka regjistruar urdhrat, teksa shtoi se ky publikim do të shërbejë si indicie për provë.
Biseda:
Artan Hoxha: Unë kam nxjerr një transkript të komunikimit në radio të zinxhirit komandues, para gjatë dhe pasi ka ndodhur ngjarja.
Fevziu: Sa i gjatë është regjistrimi?
Hoxha: Komunikimi është i gjatë, por ai që ka vlerë është dinamika e momentit kur është marr vendimi për të hapur zjarr.
Në hetimin e parë prokuroria nuk e ka gjetur, sepse serverat kanë qenë të fshirë. Që të kesh Ministrinë e Brendshme, policinë, gardën dhe shërbimin informtaiv dhe të thuash nuk e gjej dot këtë provë.
Fevziu: Ku e keni gjetur ?
Hoxha: Ekzistonte. Është përdorur një kanal komunikimi për një grup të caktuar njerëzish prej 10 vetësh. Këto urdhëra i kanë dëgjuar zinxhiri komandues i gardës dhe kjo njësia me MP5. Në radio , dikush ka hyrë në kanal dhe po i regjistronte në diktofon.
Fevziu: Mund të jetë spekulim?
Hoxha: Këtë gjë e vendos hetimi. Video që unë kam nxjerr për 21 janarin atëherë nuk ishte provë, por ajo shërbeu si indicia për të shkuar tek Agim Llupo dhe të gjejnë predhën e automatikut të Agim Llupos në trupin e Ziver Veizit.
Fevziu: Sa e gjatë është?
Hoxha: Për atë pjesën që ka vlerë është diku tek 10 minuta, por regjistrimi është më i gjatë, kjo është indicie për një provë të re. /albeu.com