Arrestimi i zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, Basha: Të ndalen duart e pista që, në pazare me njëri-tjetrin, kërkojnë të vënë nën kontroll SPAK-un

Kreu i Partisë Demokratike, Lulizm Basha, ka reaguar përmes një postimi në platformën ‘X’ në lidhje me arrestimet e zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës dhe reagimin e kryetarit, Erion Veliaj.

Basha shkruan se janë bërë si karteli i mafias, që dalin dhe kërcënojnë njëri-tjetrin nga frika se mos u vjen radha.

Ndër të tjera shprehet se fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët

Postimi i Bashës:

Janë bërë si kartelet e mafias, që dalin e kërcënojnë njëri-tjetrin nga frika se po u vjen radha. Fillimisht dilte koka e peshkut të qelbur. Tani del koka e cironkës po aq të qelbur sa peshku. E në fund së bashku me patericat e tyre synojnë t’i bëjnë presion dhe kërcënojnë SPAK-un. Fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët. Prandaj, sot është jetike të ndalen duart e pista që, në pazare me njëri-tjetrin, kërkojnë të vënë nën kontroll SPAK-un.


Shtuar 6.04.2024 16:15