Arrestimet për inceneratorët, PD thirrje Ramës: Mos blloko hetimet për Alqi Bllako

Partia Demokratike ka reaguar pas urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK për aferën e inceneratorëve, ku një ndër emrat më të bujshëm  përveç Lefter Kokës, ishte edhe Alqi Bllakos.

Përmes një reagimi publik, PD i ka bërë thirrje Ramës që mos të bllokojë kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.

REAGIMI I PD

Sot, Spak njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako.

Partia Demokratike i kërkon Edi Rames të mos bllokojë kurrësesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.

Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbe në këtë aferë, është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës, përgjegjesia direkte e të cilëve në kuadrin e nje grupi te strukturuar kriminal, është tashmë e qartë si drita e diellit.


Shtuar 29.03.2022 13:11