Familja Varrosi nga Laknasi i Tiranës, ka mbetur në qiell të hapur pasi u iu dogj shtëpia.
Të mërkurrën e 14 gushtit rreth orës 14:00 një shkëndijë elektrike ka shkaktuar zjarrin i cili më pas ka përfshirë të gjithë shtëpinë.
Në këtë shtëpi të vjetër jetonin 4 vëllezër me familjet e tyre, çka përbënin në total 15 pjestarë, një pjesë e të cilëve kanë qënë duke pushuar në shtëpi, por fatmirësisht asnjëri nuk është lënduar.
Familjarët bëjnë thirrje për ndihëm pasi nuk kanë mundur të shpëtojnë asnjë gjë, kanë mbetur vetëm me rrobat e trupit.
Ata shprehen se deri më tani nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti dhe njësitë lokale.
Natën flenë jashtë.
Për çdo ndihmë që mund të ofroni kontaktoni me familjarin:
Lulzim Varrosi
+355682190416