Aksidenti i fundit me 3 viktima, ARRSH njofton nisjen e punimeve në aksin problematik Elbasan – Librazhd

Duke nisur nga dita e hënë, fillojnë Punimet Emergjente në segmentin rrugor Elbasan–Librazhd në Murrash, të cilat do të zgjasin deri në datë 20 mars, ka njoftuar AUTORITETI Rrugor Shqiptar.

Qëllimi i këtij Projekti Emergjence është përforcimi i pjerrësisë për të mbrojtur rrugën nga rrënia e shkëmbinjve të përmasave të ndryshëm.

“Mbrojtja e skarpatave do të bëhet nëpërmjet barrierave, të cilat do të vendosen/instalohen në shpat dhe do të përdoren për të mbajtur shkëmbinj të mëdhenj me energji të lartë kinetike. Barrierat e propozuara të rënies së shkëmbinjve kanë një lartësi prej 4 m dhe mund të thithin një energji goditjeje deri në 1000 kJ. Kjo lloj mbrojtjeje e shpatit do të përdoret në zonat më të rrezikuara nga km 25+575 deri në km 26+155 dhe nga km 26+650 deri në km 26+800.

Janë marrë masat për Menaxhimin e Trafikut së bashku me Policinë Rrugore në zonën ku do të implmentohen punimet për Projektin e mbrojtjes së skarpatave. Është vendosur dhe sinjalistika provizore nga km 25+000 deri në km 27+500.

Punimet do të kryhen në 2 zona dhe menaxhimi i trafikut do të bëhet për dy segmente sipas skemave përkatëse bashkëngjitur:

‐ Zona I ‐ Segmenti nga km 25+300 deri në km 26+400.

‐ Zona II ‐ Segmenti nga km 26+350 deri në km.27+050”, shkruan ARRSJ.

Kujtojmë se ky aks është shumë problematik. Aksidenti i fundit me viktima u shënua disa javë më parë një makinë me 5 persona ra në lumë dhe u mori jetën 3 prej tyre./albeu.com


Shtuar 19.02.2022 16:01