shqiperi

Aksident në Fushë Milot/ Shoferi nga Kosova përpaleset me një “Benz”, përfundon në spital njëri prej pasagjerëve

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme, në vendin e quajtur “Fushë-Milot”, ku automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. Sh., nga Kosova, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj. M.

Nga përplasja e automjeteve është dëmtuar njëri prej pasagjerëve që ndodheshin në automjetin tip “Volkswagen”, konkretisht shtetasja L. D., rreth 70 vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Të lidhura

None found

Drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen, shtetasi A. Sh. është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme, ndërsa 3 pasagjerët e tjerë që ndodheshin në automjet, pas kontrollit mjekësor, janë larguar në banesë.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e saktë të shkakut të aksidentit, për të cilin paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë parakalimi i gabuar i kryer nga automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi A. Sh.

të fundit

Kryeprokurori Gashi takohet me drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, priti në takim Drejtorin e Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, dhe bashkëpunëtorët e tij.…

3 minutes ago

Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili! Ja kur hyn në fuqi vendimi

Shqipëria pritet të ndërpresë importin e mishit nga Brazili duke nisur nga 3 shtatori 2026, pas ndryshimeve të fundit të…

3 minutes ago

Policia regjistron 1.322 shkelje në trafik për dy ditë, 32 persona privohen nga liria

MPB Maqedoni njofton se gjatë dy ditëve të fundit (10 /11.08.2026), si rezultat i kontrolleve të rregullta rrugore që realizohen…

7 minutes ago

Aleanca i bashkohet nismës së PDK-së, përfaqësuesit e saj do të qëndrojnë në sallën plenare

Deputetët e Aleancës do të qëndrojnë në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës. Deputeti i kësaj partie, Besnik Tahiri, tha…

12 minutes ago

PDK i bën thirrje Avni Deharit: Të vijojë pa vonesë seanca konstituive e Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar rikthimin e rendit kushtetues në vend dhe vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit,…

12 minutes ago

Barcelona kontakton Pedro Porro, zëvendësuesi i mundshëm i Kounde

Drejtuesit e Barcelonës tashmë kanë gjetur pasuesin e Jules Kounde, nëse ky i fundit shitet gjatë afatit kalimtar të verës.Sipas…

14 minutes ago