Gjatë kontrolleve të zakonshme të zhvilluara më 10 dhe 11.08.2026 në rrugët e të gjithë vendit, nëpunësit policorë të sektorëve të punëve të brendshme kanë evidentuar gjithsej 1.322 kundërvajtje në komunikacion, njoftoi MPB Maqedoni. Për të gjitha rastet janë lëshuar urdhërpagesa, ndërsa 400 prej shkeljeve lidhen me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.
None found
Në të njëjtën periudhë, policia ka privuar nga liria 32 persona. Prej tyre, tre janë ndaluar për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit, 15 pasi kanë vozitur pa patentë shoferi dhe një për shkeljen e një ndalimi të vendosur më herët për drejtimin e automjetit. Në zbatim të nenit 300-b të Kodit Penal janë sekuestruar gjithashtu 13 automjete.
Të dhënat statistikore të aktiviteteve policore tregojnë se janë konstatuar edhe 302 raste të parkimit të parregullt. Ndërkohë, për vozitje nën ndikimin e alkoolit janë shqiptuar 16 sanksione.
Për mosvendosjen e helmetës mbrojtëse, në bazë të Ligjit për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor, janë ndëshkuar 106 drejtues motoçikletash. Masa janë marrë edhe ndaj 67 pjesëmarrësve në trafik që nuk kishin përdorur rripin e sigurisë.
Sipas Ligjit për Automjetet, nga qarkullimi janë larguar tetë automjete të paregjistruara dhe dy të tjera për shkak të parregullsive teknike. Po ashtu, pesë drejtues janë sanksionuar pasi nuk kishin respektuar kushtet e përcaktuara për errësimin e xhamave të automjeteve me foli, bëri të ditur MPB-ja.
Ministria njoftoi se kontrollet në rrugë do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme, duke u kërkuar të gjithë pjesëmarrësve në trafik të zbatojnë rregullat dhe rregulloret, me qëllim që së bashku të kontribuojnë për rritjen e sigurisë rrugore.
Ministria e Financave njofton se barti transfer të ri në vlerë prej 176.5 milionë denarësh, ose 2.9 milionë euro nga…
Manchester City ka përfunduar zyrtarisht nënshkrimin e portierit Geronimo Rulli nga Marseille në një marrëveshje dyvjeçare, duke shënuar periudhën e…
Anthropic do të vendosë filigranë të padukshëm në përmbajtjen e krijuar nga Claude për të respektuar rregullat e BE-së Kompania…
Shkencëtarët kanë arritur të fotografojnë sipërfaqen e Diellit me një nivel detajesh të paprecedentë, falë teleskopit diellor më të fuqishëm…
Deputeti i Aleancës Besnik Tahiri, është deklaruar nga foltorja e Kuvendit pas ftesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për…
WhatsApp po përgatit një funksion të ri që synon të rrisë privatësinë e përdoruesve, duke u mundësuar atyre të dërgojnë…