Categories: sport

Barcelona kontakton Pedro Porro, zëvendësuesi i mundshëm i Kounde

E ardhmja e Jules Kounde në Barcelonë po bëhet gjithnjë e më e pasigurt, pasi trajneri Hansi Flick nuk e shikon më si një alternativë të qëndrueshme në ekip. Edhe pse mbrojtësi francez nuk ka ndërmend të largohet nga Camp Nou, interesimi i Arsenalit për të e mban të hapur mundësinë e një transferimi.

Të lidhura

None found

Në këtë situatë, drejtuesit e katalanasve duket se kanë identifikuar tashmë pasardhësin e tij. Sipas gazetarit Gerard Romero, Barcelona ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e mbrojtësit të krahut të djathtë të Tottenham Hotspur, Pedro Porro, për të diskutuar një lëvizje të mundshme në merkaton verore.

Porro ka rinovuar së fundmi kontratën me klubin londinez deri më 2031, por kjo nuk e ka zbehur interesimin e Barcelonës. Spanjiolli e ka rritur ndjeshëm profilin e tij pas një fushate mbresëlënëse në Kupën e Botës 2026, ku luajti një rol kyç në rrugëtimin e La Rojas drejt titullit kampion.

Vlerësimi i kartonit të Porros qëndron mes 50 dhe 60 milionë eurosh, një shifër kjo që përputhet pothuajse me atë që Barcelona do të arkëtonte nga një shitje e mundshme e Kounde.

të fundit

Pas lidhjeve me Real Madridin, Pedro Porro mirëpret interesimin e Barcelonës

Pedro Porro ka reaguar ndaj raportimeve për interesimin e Barcelonës për transferimin e tij, duke pranuar se vëmendja nga gjiganti…

12 minutes ago

Tetovo, 51-year-old enters school during break and attacks two underage students

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të gjatë, kur personi me…

2 hours ago

Kasami and Mexhiti: The law exam in Albanian, a promise kept

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë përshëndetur zhvillimet lidhur me mundësinë që provimi i jurisprudencës të mbahet…

2 hours ago

After clash with VLEN, Dimitrievski puts Albanian flag on Kumanovo municipal building

Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe,…

2 hours ago

Tetovë, 51-vjeçari hyn në shkollë gjatë pushimit dhe sulmon dy nxënës të mitur

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të gjatë, kur personi me…

3 hours ago

Kasami dhe Mexhiti: Jurisprudenca në shqip, premtimi i mbajtur

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë përshëndetur zhvillimet lidhur me mundësinë që provimi i jurisprudencës të mbahet…

3 hours ago