Partia Demokratike e Kosovës ka dalë me një apel të fortë për rivendosjen e normalitetit kushtetues, duke iu drejtuar drejtpërdrejt kryesuesit të seancës, Avni Dehari, që të mos e mbajë më të bllokuar procesin e formimit të Kuvendit të ri. Sipas PDK-së, seanca konstituive duhet të rinisë pa vonesa të mëtejshme.
None found
Në një komunikatë për mediat, kjo forcë politike ka tërhequr vëmendjen se roli i Deharit, si deputeti më i vjetër që udhëheq mbledhjen e parë, është rreptësisht i kornizuar nga dispozitat kushtetuese, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e legjislativit.
“Zoti Dehari, ju përkujtojmë se mandati juaj në krye të kësaj seance është i qartë dhe i kufizuar, siç e përcaktojnë Kushtetuta, praktika e Gjykatës Kushtetuese dhe rregullat e Kuvendit”, shprehet PDK-ja në reagimin e saj.
Partia nënvizon se obligimi i tij kryesor konsiston në garantimin e mbarëvajtjes së seancës deri në përfundimin e plotë të procedurave konstituive. Po ashtu, PDK-ja ka insistuar se nuk i takon kryesuesit të përkohshëm të marrë vendime të bazuara në perceptime ose llogari politike.
“Ju nuk dispononi autoritetin që, të udhëhequr nga gjykime apo motive të natyrës politike, të përcaktoni fatin apo kalendarin e konstituimit të Kuvendit”, vijon deklarata e Partisë Demokratike.
Në fund të reagimit, PDK-ja ka lëshuar një mesazh të prerë dhe simbolik, duke e mbyllur me thirrjen: “Mendohuni – HAPENI KUVENDIN!”.
Aktorja e njohur britanike Emma Watson ka përjetuar një moment të sikletshëm dhe të dhimbshëm gjatë pjesëmarrjes në festën prestigjioze…
Një telefon celular i markës iPhone është zbuluar në ambientet e përbashkëta të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP)…
Gjykata Themelore në Prishtinë i vazhdoi paraburgimin edhe për dy muaj mësimdhënësit nga Dragashi, Feim Sali, i cili dyshohet për…
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani ka kritikuar sot Qeverinë e Kosovës për gjendjen në sektorin e energjetikës, duke thënë se…
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) do të lansojë të hënën Kornizën Zhvillimore Strategjike 2026-2030, dokumentin që përcakton vizionin, objektivat…
Kuvendi i Kosovës është kthyer për t’i vazhduar punimet e seancës, e cila u ndërpre pasi kuvendarët shkuan në pauzë.…