Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Velitërnë, Maliq, ku automjeti tip “Volkswagen” është përplasur me automjetin furgon tip “Mercedes-Benz”.
Për pasojë ka mbetur një i dëmtuar, i cili ishte pasagjer në furgon. Shtetasi u dërgua në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me dy drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.