Aksident në aksin Fier Shegan – Lushnje, një i plagosur rëndë

Rreth ores 11, pranë fshatit Barbullinje ka ndodhur një aksident ku jane perfshire dy automjete, një furgon mallrash dhe një foristrade tip bmw.

Sipas policisë në vend ngjarje , mjeti fuoristrade i ka prerë rrugen furgonit   ne kohen që fuoristrada ka dale nga nje biznes në anë të rruges , drejtuesi është futur menjehere ne rruge kryesore duke shkaktuar perplasjen . Si pasoje e përplasjes drejtuesi i BMW është plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Lushnjes për mjekim. Ndërkohë  drejtuesi i furgonit është marrë në pyetje nga policia për sqarimin e aksidentit.

“Sot rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, në vendin e quajtur Barbullinjë, shtetasi L. Y., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur një automjet tip “BMW” me drejtues shtetasin A. B. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit“- thuhet në njoftim.


Shtuar 3.02.2024 12:24