Aksident me vdekje në aksin Lushnjë-Berat! Viktima udhëtonte me motor, u përplas nga automjeti

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor nacional Lushnje Berat në afërsi të Fier-Sheganit.

Makina ka përplasur për vdekje një person që udhëtonte me motor elektrik.

Viktima është identifikuar si Etem Bushi, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesen e mjetit.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 13.04.2024 08:37