Gjyqi për të arrestuarit për aferën e inceneratorit të Fierit, ish-deputeti socialist Alqi Bllako, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe Arben Dervishi është shtyrë për datën 29 maj, ora 10:00
Ka qenë GJKKO që ka kërkuar kohë të shprehet në lidhje me kërkesën e disa prej të akuzuarve për moskompetencë.
Kujtojmë se SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Lefter Kokën dhe 4 për ish deputetin Alqi Bllako.
Gjithashtu për këtë aferë, janë kërkuar 10 vite burg për Mirel Mërtirin e Klodian Zoton ndërsa 7 vite për Stela Gugalljan.