A e ka uruar Berishë? Ibsen Elezi: Kur të kem rezultatin në dorë

Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike Ibsen Elezi ka folur rreth përvojës së tij në këtë garë ku humbi përballë ish-kryeministrit Sali Berisha.

I ftuar në “top talk”, Elezi përsëriti se ka kërkuar debat me Berishën, e gjithashtu pati edhe një përgjigje për kritikët që e akuzonin për futjen në këtë garë farse.

I pyetur nese e kishtë uruar Berishën për fitoren, ai u shpreh se po priste një pasqyrë të plotë të asaj çfarë kishte ndodhur.

Nuk do kem benefite nga kandidimi. E kam deklaruar dhe do i rri kësaj që them, e kam premtuar para demokratëve që nuk do marr asnjë përfitim nga kandidimi. A jam ndjerë i bullizuar? Këta janë të gjithë të vetë-bullizuar. Unë kam kërkuar debat, e kanë refuzuar. Unë Berishë si kam bërë sfidë reale, jemi të ndryshëm. Edhe si natyra. Unë kam konservator, Berisha është natyrë më e majtë. Në momentin që do kem një rezultat në dorë, se nuk e kam akoma një pasqyrë reale të asaj që ka ndodhur, se dua ta di sa njerëz mendojnë si unë në PD,” tha në fjalën e tij, Ibsen Elezi.