225 mijë dollarë kusur

Nga Endri Xhafo

Nëse princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud, – i cili cilësohet nga një raport i angjecive të inteligjencës së SHBA si “urdhërues i vrasjes” makabër brenda konsullatës saudite në Stamboll, të bashkëpunëtorit të gazetës “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, – nuk u hetua në SHBA për shkak të imunitetit si lider i huaj (qëndrimi i DoJ), atëherë mos prisni që Edi Rama të hetohet nga FBI për 225k USD.

Madje as pasoja politike (në afat të shkurtër) nuk do të ketë. Presidenti Biden i shkoi Bin Salmanit në Riyadh, kurse presidenti Erdogan e priti në Ankara. E vërtetë që ne nuk kemi naftë (me shumicë), por NATO-s dhe BE-së i duhet stabiliteti.

Lind pyetja: Çfarë kanë më shumë këto 225k USD të padeklaruara nga ish-zyrtari i FBI-së, nga tërmeti i “dosjes 184”, shpallur me vendim gjykate si “vjedhje votash”, për të cilën 2 persona u dënuan nga gjykata, kurse për të tjerët prokuroria pushoi çështjen për tejkalim afatesh, ndonëse e pranoi vjedhjen?

Çfarë kanë më shumë këto 225k USD nga raportet e OSBE/ODIHR-it për blerje votash edhe në zgjedhjet e fundit, shoqëruar me përdorim të burimeve të administratës publike, ndikim të vullnetit të zgjedhësve, etj.etj.?

Çfarë kanë më shumë këto 225k USD nga milionat e inceneratorëve?

Nga ligjet e posaçme që GjK i shpall “antikushtetues”? Nga falja e tokës publike pa garë, në emër të “partneritetit strategjik”? Ka kaq shumë “afera” në këtë vend, sa 225 mijë dollarë duken si kusur…

E rëndë është që iu paguan mikut të kryeministrit të Shqipërisë, për të dëmtuar opozitën shqiptare!

34. On November 20, 2017, defendant McGonigal met with the Prime Minister of Albania in Albania.
35. On November 21, 2017, defendant McGonigal travelled by air from Albania to Austria, and then returned to the United States. Neither McGonigal, nor the FBI, paid for McGonigal’s lodging while he was in Albania.
36. On November 25, 2017, defendant ????????? ???????? ??? ?????????? ?? ??????? ?????????? ?????????? ????? ?? ? ????????? ??? ???????? ????????????? ????????? ? ?.?. ??????? ??? ??? ?????????? ?? ??????? ???????? ???? ?? ??? ?????? ?????? ?? ?????? ?? ?? ???????? ????????? ????? ????????? ???? ??? ??? ?? ????? ??? ????? ???????? ??? ? ??????. One day erlier, he had received information from Person B about the U.S. citizen lobbyist.

/albeu.com/


Shtuar 25.01.2023 12:11