Gjatë intervistës që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Erla Mëhilli foli për angazhimin në politikë, 15 vitet punë me Sali Berishën dhe ardhjen sërish në krye të PD-së. Mes të tjerash, moderatori Alban Musa zhvilloi dhe një pyetësor, ku Erla duhej të tregonte vlerat dhe të metat e disa politikanëve.
Për Berishën, Erla tha se është shumë punëtor ndërsa si të metë theksoi se kthimin në krye të PD-së duhet ta kishte bërë më përpara. Ndërsa sa i përket Ramës, ajo e cilësoi si një nga politikanët më të zgjuar por është arrogant.
Pjesa nga biseda:
Basha – “E kam të vështirë të them një vlerë. Një defekt është se nuk ka pasur kurrë kurajën, këllqet që të mbante përsipër vendime. Është fshehur pas xhaketës së Berishës.
Meta – “Është politikan i mirëfilltë por e humbi pak. Ndoshta e teproi me deklaratat dhe qëndrimet politike. I prishi pak punë opozitës.
Kryemadhi – “E drejpërdrejtë”
Rama: “Është shumë arrogant. Mund të jetë një nga njerëzit më të zgjuar. E ka art komunikimin. Në këtë është i pakrahasueshëm me askënd.
Veliaj: Duket fals. Është punëtor mesa më kanë thënë.