Operacioni “Plumbi i Artë” ishte një nga operacinet më të mëdha dhe më të sukseshme të zhvilluar nga SPAK, por pati edhe “firo”, pasi 14 persona ia dolën të arratiseshin në kohë.
Kjo ka detyruar Agjencinë e Mbikëqyerjes Policore të nisë hetimet nësa ka patur rrjedhje informacioni gjatë operacionit.
AMP me anë të një postimi në “facebook” njofton se d otë hetojë me seriozitet maksimal çdo dyshim për rrjedhje informacioni edhe nga punonjës policie.
NJOFTIMI:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) po verifikon çdo dyshim nëse ka patur rrjedhje informacioni, gjatë operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia e Shtetit, në kuadër të procedimit penal nr.75/2022, përmes të cilit u caktuan dhe ekzekutuan masat e sigurimit personal të karakterit shtrëngues “Arrest në burg” për 32 shtetas, mes tyre edhe një punonjës policie.Në përfundim të këtij operacioni, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore siguron opinionin publik dhe mediat se do të hetojë me seriozitetin maksimal çdo dyshim për rrjedhje të mundshme të informacionit nga punonjës të policisë, si edhe çdo përfshirje nëse ka, në aktivitete të paligjshme.