ZYRTARE/ Nga Elsa Lila te Fifi, publikohet lista e këngëtarëve pjesëmarrës në Festivalin e RTSH-së

Kur na ndajnë edhe pak javë nga nisja e Festivalit të 61 të Radio Televizionit Shqiptar, e në media e rrjetet sociale prej javësh përfliten artistët pjesëmarrës, madje edhe fituesit, ditën e sotme janë zbuluar zyrtarisht konkurentët e këtij edicioni.

Ka qenë vetë RTSH që ka bërë publike listën me këngëtarët që do të konkurojnë për triumfin në Festival dhe përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion, teksa bien në sy emra si të Fifit, Evi Recit apo Albina Kelmendit, por edhe rikthimet e Elsa Lilës, Manjola Nallbanit e Rovena Dilos, emra që kanë bërë histori në këtë event muzikor.

Kujtojmë se këtë vit rregullat e Festivalit janë ndryshuar, të paktën për mënyrën e votimit, teksa për herë të parë do të votojë edhe publiku përvec jurisë profesioniste. Ndërkohë nga ana tjetër po ashtu vihet re se bashkëpunimi i përfolur nga Endri Prifti disa ditë më parë si fituesi i paravendosur i Festivalit mungon.


Shtuar 28.10.2022 08:51