showbiz

Zvicër: Muzika shqiptare dëgjohet më shumë se sa ajo vendase!

Nuk është aspak dicka e re që artistët dhe këngët shqiptare në Zvicër preferohen shumë, por mesa duket tashmë jo vetëm nga komuniteti i madh shqiptar që jeton atje, por edhe nga pjesa tjetër e popullsisë dhe këtë e konfimojnë shifrat. Kështu, statistikat e gazetës së njohur “Tagesanzeiger”, që është e specializuar për të dhënat në të gjithë shtetin europian, tregojnë se sa i përket muzikës, ajo zviceriane (në dialektin zviceran të gjermanishtes) pati zënë vendin e gjashtë në klasifikimin e këngëve më të dëgjuara. Në gjysmën e parë të vitit 2023 atë e ka kaluar tashmë muzika në gjuhën shqipe, që bëhet gjithmonë e preferuar mes zvicerianvëve dhe këtu nuk llogariten artistët shqiptarë që këndojnë në gjermanisht.

Më saktësisht këngët në dialektin vendas zënë 1.1% të transmetimeve ndërsa ato në gjuhën shqipe, 1.2 për qind. Për sa i përket numrit të prurjeve, kjo bën një diferencë prej 7.5 milionë. Gjithsesi muzika më e dëgjuar është ajo në gjuhën angleze, me këngën e preferuar të zviceranëve që ka qenë “Flowers” nga Miley Cyrus këto kohë. Kjo këngë është dëgjuar mbi 16.7 milion herë në Zvicër në vitin 2023 dhe vihet kështu në krye me një epërsi prej mbi tre milionë transmetimesh, duke kaluar edhe hitin “Calm Down” të Rema-s.

Të lidhura

None found

Për sa i përket gjuhës vendas, reperi zviceran EAZ (i cili është pseudonim i shqiptarit nga Zvicra Arbër Rama ) ka arritur një hit me “Juicy”, me këtë projekt muzikor që është luajtur tashmë 3.5 milionë herë këtë vit. Kjo e bën atë këngën më të suksesshme në dialekt dhe zë vendin e 15-të në renditjen e të gjitha gjuhëve, pra një tjetër sukses për shqiptarët.

Sa i takon gjuhëve më të njohura atje janë: anglishtja (60%), gjermanishtja standarde (15%) dhe frëngjishtja (8%), më pas spanjishtja me 4.4% dhe italishtja 2%. Shqipja nuk është ende një nga gjuhët popullore, por me ritmet që dëgjohet, mund të jetë shumë shpejt.

të fundit

27 vjet nga marrëveshja për demilitarizimin e UÇK-së, çfarë parashihte dokumenti

Sot mbushen 27 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK-së, ku janë përfshirë në detaje fazat e dorëzimit…

8 minutes ago

Rezultati i 7 qershorit nxit debat në LDK, analistët flasin për presion ndaj Abdixhikut dhe nevojë për zgjedhje të brendshme

  Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit ka hapur debat të ri brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku një…

12 minutes ago

Publikohet kënga e fundit e Shpat Kasapit (VIDEO)

Ashtu siç kishte paralajmëruar pak ditë më parë bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvija, një tjetër projekt i…

15 minutes ago

Japonia i jep leksion Tunizisë me katër gola dhe afrohet me fazën me eliminim direkt

Japonia shkroi historinë në Kupën e Botës 2026 duke shënuar për herë të parë katër gola në një ndeshje të…

16 minutes ago

FOTOT/ Protestuesit “pushtuan” mbrëmë Tiranën, pankartat pikante të revoltës: Çdo lamtumirë në aeroport më copëtoi zemrën, Rama ik, Shqipëria s’pret më

Mbrëmjen e djeshme, qindra mijëra qytetarë u mblodhën në qendër të Tiranës në protestën e radhës kundër qeverisë, ku krahas…

23 minutes ago

Sot dita e 22-të e protestës, qytetarët qëndruan gjithë natën para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen, je i rrethuar dhe s’ke për të shpëtuar! Arresto Ballukun

Protesta qytetare nuk ka gjumë, qindra qytetarë e gdhinë ditën nën kryeministrinë e rrethuar, ku kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës.…

33 minutes ago