Reperi Kanye West dhe menaxherët e trashëgimisë artistike të këngëtares Donna Summer kanë arritur një marrëveshje për konfliktin disa-mujor mbi të drejtat e autorit.
Bashkëshorti i yllit amerikan, Bruce Sudano, paditi në shkurt reperin për përdorimin e një mostre të paqartë të hitit të saj të vitit 1977 ‘I Feel Love’ në albumin e tij ‘Vultures 1’.
Kompania që gëzon të drejtat e punës së Summer pretendon se West e kishte përdorur melodinë, pavarësisht se ata e kishin refuzuar më parë kërkesën e tij.
Këtë mërkurë, të dyja palët konfirmuan se kishin hyrë në një marrëveshje zgjidhjeje dhe secila do të paguante faturat e veta ligjore.
Përfaqësuesi i ligjor i trashëgimisë artistike deklaroi se West ka rënë dakord të mos e shpërndajë ose të mos përdorë ndryshe këngën, duke pretenduar se morën atë që donin. Kushtet e tjera të marrëveshjes nuk janë bërë publike.
Kënga u hoq nga shërbimet e transmetimit kur u publikua për herë të parë në shkurt dhe do të mbetet e padisponueshme në platformat zyrtare të transmetimit. Ndërsa Kaney nuk ka komentuar asnjëherë mbi këtë çështje.
Donna Summer, e cila humbi jetën pasi vuante nga kanceri në mushkëri në vitin 2012, është gjerësisht e njohur për hitet, duke përfshirë ‘Love to Love You Baby’ dhe ‘Hot Stuff’.