Zbulohet vlera mbresëlënëse e unazës së fejesës së Selena Gomez

Selena Gomez ka surprizuar fansat e saj duke njoftuar se është fejuar me të dashurin e saj, producentin muzikor Benny Blanco, pas një lidhjeje të gjatë prej një viti e gjysmë. Këngëtarja dhe aktorja, 32 vjeç, e shpalli lajmin e madh përmes një postimi në Instagram, ku ndau fotot e parë të unazës së saj të fejesës, duke treguar një dizajn mahnitës të pasuruar me diamantë dhe shkruar:Përgjithmonë fillon tani..”

Unaza e fejesës e Selena Gomez ka tërhequr vëmendje jo vetëm për bukurinë e saj, por edhe për vlerën e jashtëzakonshme që ka. Sipas ekspertëve të diamanteve, unaza mund të ketë një vlerë prej mbi 800,000 £ (rreth 1 milion dollarë).

Laura Taylor, një argjendarie e specializuar në unaza fejesës dhe martesës në Lorel Diamonds, tha për MailOnline: “Zgjedhja e unazës nga Benny është një dizajn i hollë dhe i përjetshëm, që përputhet në mënyrë të përsosur me stilin e Selenës.” Unaza përmban një diamant të jashtëzakonshëm të prerë, i cili vlerësohet të jetë rreth 8 karat, i vendosur në një shirit prej ari të verdhë, duke e bërë atë një simbol të veçantë të lidhjes së tyre.


Shtuar 12.12.2024 14:12