Zbulohet data se kur do të shfaqet në kinema filmi i Oltës dhe Luizit

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari do të jenë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” i cili po xhirohet aktualisht në Korçë.

Filmi do të jetë komedi romantike ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. “Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Për të shuar kuriozitetin e të gjithëve, së fundmi është zbuluar se filmi do të transmetohet në kinema më shpejt nga ç’e prisnim.

“Në kuadër të dashurisë” do të transmetohet në kinema në muajin Tetor.

Ndërkohë në faqen zyrtare të Top Channel Films në Instagram janë zbuluar disa personazhe të tjerë që do luajnë në film: Sara Hoxha, Ndriçim Xhepa, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Aleksandër Grami, Eni Shehu dhe Dea Mishel Hoxha, Salsano Rapi, Myzafer Zilfaj, Xhuljano Brisku, Megi Pojani dhe Sara Kolami.


Shtuar 28.06.2023 23:28