Zbarkon një helikopter mbi “Big Brother Vip”, për cilin banor ishte

Vetëm pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother Vip”, ku mes Eglës, Heidit, Julit, Meritonit dhe Romeos, do të zgjidhet fituesi mbrëmjen e 25 Majit.

Ndërkohë që gara është e fortë, fansat vijojnë të mbështesin banorët e tyre të preferuar përmes votave, por edhe përmes droneve të dërguara.

Një tjetër helikopter ka ardhur mbi shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe janë mbështetësit e Julit që kanë vendosur ta surprizojnë sot banorin.

“Jul baba”, shkruhej sipër helikopterit.


Shtuar 24.05.2024 10:42