Marrëdhënia e Keisit dhe Kristit ka përfshirë të gjithë personat e afërt me protagonistët.
Pas reagimeve të ish-partneres së Kristit dhe të Sabianit, që haptazi ka treguar që nuk është dakord, tashmë është radha e miqve të Kristit të “justifikojnë” banorin e Big Brother.
I ftuar në Shqipëria Live, miku i Kristit, Olsi Abazi, ka deklaruar se Zaza po e bën gjithçka për vëmendje, ndërsa shtoi se Kristi është shumë i përfshirë me Keisin dhe se lidhja e tyre është e vërtetë.
“Ajo po e bën për vëmendje. Kristi nuk e tradhtoi. Ai është mes mijëra kamerave. Ai e deklaroi që unë jam i hapur, pavarësisht që e ka thënë që kam diçka. Ai është shumë i pasionuar ndaj Keisit. Është shumë e dukshme për mua që e njoh. Ai tha që unë u ndava, pra ka shprehur atë që ai nuk ja shprehu dot kësaj vajze. Sa i përket Sabianit, ai është baba. Ai e sheh të bijën e vet, edhe rreziku më i vogël që ndjen është i madh për të. Edhe unë do i vija duart në fyt. Kristi me atë që e njoh është totalisht i përfshirë. Ai nuk e bën dot një gjë që nuk e do”, tha ai.
Nga ana tjetër, ditën e sotme ka reaguar edhe Robert Aliaj i cili i ka cilësuar si anadollake deklatatat e Sabianit./Albeu.com/