Ndonëse për një kohë të gjatë është shkëputur nga muzika, Zaimina Vasjari di të tërheqë vëmendjen e ndjekësve.
Bukuroshja shqiptare është aktive në rrjetet sociale, ku poston imazhe dhe foto nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, derisa po pozonte për një video në ‘InstaStory’, Zaimina gati u rrëzua derisa ecte përgjatë një korridori.
Ajo kishte veshur një fustan ngjyrë bezhë të lirshëm që i nxirrnin në pah veçoritë e bukura të trupit.
Por, siç duket ajo u shpërqendrua gjatë ecjes kur për pak edhe u rrëzua.
Pasi publikoi videon në ‘InstaStory’, këngëtarja e hitit ‘Veç ti”, tha se kishte kapur syri i keq.