Xheneta rrëfen takimin e parë pas 23 vitesh me nënën biologjike: Boshllëk që s’do mbushet kurrë

Një rrëfim plot emocione ka qenë së fundmi ai i Xheneta Fetahut për emisionin “Se luan topi”. Përveçse tregoi se i është thyer zemra teksa shikonte Gjestin në varrimin e të vëllait që e humbi në aksident, Xheneta ka rrëfyer edhe takimin për herë të parë me nënën e saj biologjike pas 23 vitesh.

Me lotë në sy, Xheneta Fetahu tha se ajo i dinte fëmijët e saj të vdekur. Sakaq, ajo u shpreh se mungesa e nënës për vite me radhë nuk do t’i mbushet kurrë.

“Më mungon, kur të bëhem nënë, ajo mungesë nuk do të mbushet kurrë. Do të jetoj deri sa të vdes me atë mungesë brenda në shpirt, por mendoj që është e shkruar kështu.

Pas një kohe, kur kam qenë në moshën 23-24 vjeç, kanë qenë vitet më të këqija të jetës sime. Erdhi koha që unë ta takoja për herë të parë.

I thashë: ‘Si ke jetuar gjithë këto vite, pa na kërkuar asnjëherë?’ dhe ajo më tha: ‘Kam menduar se keni qenë të vdekur.”-u shpreh Xheneta.


Shtuar 18.10.2025 20:41