Xheneta largohet nga “E diell” pas ardhjes së Eglit? Zbulohet e vërteta

Prej disa ditësh në rrjet qarkulluan zëra se Xheneta Fetahu nuk do të ishte më pjesë e “E Diell”, pas një fotografie ku shfaqeshin disa nga moderatorët, mes tyre edhe Egli Tako.

Megjithatë, është konfirmuar se Xheneta do të rikthehet këtë sezon, duke e shoqëruar lajmin me një video në faqen zyrtare.

Sipas njoftimit, ajo do të vijë me energjinë dhe surprizat e saj, duke hedhur poshtë thashethemet për një largim nga spektakli i së dielës.


Shtuar 21.09.2025 19:34

Tags: ,