Partnerja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka folur së fundmi për betejën e saj me sëmundjen e leucemisë. Gjatë rrëfimit të saj në një programi televiziv në Itali, nëna e 5 fëmijëve nuk ka mundur që të mbajë lotët.
Pavarësisht sëmundjes së saj, Wanda është pjesë e “Ballando con le Stelle”, e cila ka partner balerinin, Pasquale La Rocca. E një nga arsyet se pse modelja e famshme u bë pjesë e spektaklit të kërcimit, ishin pikërisht fëmijët e saj.
Nara shprehet se para se të nënshkruante kontratën, ajo i ka pyetur mjekët nëse mund të angazhohej në këtë spektakël teksa është edhe duke marrë trajtimin e duhur për sëmundjen.
“Më duhej të udhëtoja për në Milano. Sa herë që shkoj atje bëj disa teste rutinë. Rezultatet ishin jonormale dhe mjekët e zbuluan diagnozën time. Unë qaja pa e ditur se çfarë ishte. Fëmijët e mi ishin shumë të trishtuar. Kur më ftuan të isha në “Ballando con le Stelle”, padyshim që situata ishte më e qëndrueshme. Para nënshkrimit të kontratës, i pyeta mjekët nëse mund të angazhohesha në këtë spektakël gjatë trajtimit. Ata më thanë po, 100 për qind, bëje. Besoj se është një shembull për fëmijët e mi. Ata do të ndihen sikur gjithçka është në rregull. Po kërcej për të treguar se jam mirë”, është shprehur Wanda për “La Vita in Diretta”.
Ndërsa gjatë një interviste për “Corriere della Sera” javën e kaluar, Nara tha për sëmundjen:
“Ishte një pikë kthese krejtësisht e papritur. Po përpiqem të jetoj me të njëjtën forcë si më parë, duke e vlerësuar jetën çdo ditë. Gjithmonë kam menduar se asgjë nuk ka më shumë rëndësi se shëndeti, tani padyshim më shumë. Dua të jem me njerëzit që dua, kjo është gjëja më e rëndësishme”.