Për mbylljen e Javën e Modës në Milano, e bija e Kate Moss, Lila Grace Moss, u shfaq në pasarelë dhe mori të gjithë vëmendjen.
Modelja eci në sfilatë teksa mbante veshur një xhaketë të shkurtër dhe një body me print stil barok, duke ekspozuar këmbët e saj të gjata, përfshirë edhe pompën e insulinës në kofshë.
Kujtojmë se 19-vjeçare vuan nga diabeti i tipit 1.
Së fundmi, ajo ndau me të gjithë ndjekësit e saj disa momente nga kjo sfilatë ku dukej qartë pompa e insulinës në këmbën e saj.
Fansat e përgëzuan modelen që i dha dukshmëri diabetit të tipit 1 në industrinë e modës.
“Si një diabetike T1 (dhe ish-modele), FALEMINDERIT për mbajtjen e pajisjes në pistën e madhe!” ka shkruar një përdoruese. “Je një mbretëreshë dhe dua që këto fotografi të jenë kudo sepse sa më shumë të ndajmë për diabetin T1 aq më mirë”.
“Ju nuk e keni idenë sa frymëzuese është kjo fotografi, jo vetëm për diabetikët e tipit 1, por për vajzat e reja kudo që të tregojnë të vërtetën e tyre dhe të mos lejojnë asgjë t’i stepë,” –shkroi dikush tjetër.
Diabeti i tipit 1 është një sëmundje që ndodh kur pankreasi i trupit ndalon prodhimin e insulinës, një hormon që rregullon nivelet e sheqerit në gjak.
Ndërsa një pompë insuline është një pompë pa tuba, ashtu si ai që mbante modelja dhe është e mbushur me insulinë që hyn drejtpërdrejt në trup për të dhënë doza të hormonit.