“Vuan akoma për Andin”, Jasmina nuk duron më, i kthehet ndjekësit dhe vë pikat mbi “i” (FOTO LAJM)

Andi Artani nuk doli “duar bosh” nga “Big Brother Vip Kosova”, pasi aty njohu të dashurën e tij aktuale, Gresa Hotin.

Tanimë të dy jashtë shtëpisë, dyshja po vazhdojnë romancën e tyre dhe duken mjaft të lumtur me njër-tjetrin.

Nga ana tjetër në memorien e ndjekësve ka mbetur akoma lidhja e tij me Jasmin Kadriun në “Për’puthen”.

Ndonëse njohja e tyre nuk u zhvillua që pas daljes së tyre nga programi i dashurisë asokohe, përdoruesit e rrjeteve sociale mendojnë se Jasmina akoma vuan për Andin.

Këto komente ndjekësit i kanë lënë në videot e fundit të ish-konkurrentes së “Për’puthen” në Tiktok, ku kjo e fundit nuk ka hezituar t’u kthejë përgjigje një më një.

Ndër të tjera Jasmina ka pranuar se ajo po bën dy vite e lidhur dhe fansat akoma thonë Andi.

Kujtojmë se Andi dhe Jasmina kanë qenë ndër ‘çiftet’ më të komentuara të Për’puthen 2 të cilët u deklaruan duke dalë së bashku nga programi.

Pas përfundimit të këtij formati, ish-konkurrenti ka qenë i ftuar në emision disa kohë më parë ku dhe ka bërë një deklaratë bombë për Jasminën.

Pjesë nga debati:

Andi: “Nuk mendoj që ka qenë lidhje edhe pikë. Ka qenë njohje e sipër që ka ndodh këtu gjatë programit. Bora ti e di shunë mirë vetë që ka pas raste që jam deklaru po a ke mujt me i qujt që kanë qenë një lidhje, jo. Deklaratë i bie që thjesht ke interes.”

Bora: “Tani po na bën të gjithëve të besojmë që nuk ka patur asgjë tjetër mes ju të dyve, ju thjesht jeni deklaruar dhe jeni puthur dy herë këtu në program?”

Andi: “A e quan lidhje?”

Bora: “Kaq ka ndodhur mes ju të dyve?”

Andi: “Ajo vetë e ka përmendur që kemi ndarë një krevat bashkë.”

Bora: “Atëherë?”

Andi: “Ju po e quani lidhjen krevatin bashkë, nuk kemi bashkëjetuar, nuk është lidhje.”

Andi asokohe e hodhi poshtë të gjithë historinë e tij me Jasminën duke mos e konsideruar as lidhje.


Shtuar 16.03.2023 14:09