showbiz

Vrasja e Tupac Shakur 25 vite më parë, policia zhvillon disa kontrolle banesash në SHBA

Policia në Nevada konfirmon se kanë dhënë një urdhër kërkimi këtë javë në lidhje me vrasjen e pazbardhur të reperit Tupac Shakur. Detektivët kryen kontrollin në një shtëpi në Henderson, një periferi të Las Vegas, ku Shakur u qëllua për vdekje në shtator të vitit 1996, shkruan BBC.

Policia e Las Vegas nuk dha detaje të mëtejshme të kërkimit, duke përmendur se hetimi vijon për vrasjen e tij.

Të lidhura

None found

Shakur ishte 25 vjeç kur u vra. Deri më sot nuk ka pasur të arrestuar, as të dyshuar që të jenë ndaluar nga autoritetet amerikane. Shtëpia që u kontrollua është më pak se 20 milje (32 km) nga brezi i Las Vegasit ku Shakur u qëllua.

“LVMPD mund të konfirmojë se një urdhër kërkimi është dorëzuar në Henderson, Nevada më 17 korrik 2023, si pjesë e hetimit për vrasjen e  Tupac Shakur”, thuhet në një deklaratë të policisë së Las Vegas.

“Nuk do të kemi asnjë koment të mëtejshëm në këtë moment”. Nënkoloneli i policisë së Las Vegasit Jason Johansson u shpreh për “Las Vegas Revieë Journal” se detektivët po punonin për këtë ngjarje.

“Është një rast që ka mbetur i pazgjidhur dhe shpresojmë se një ditë ne mund ta ndryshojmë atë,” i tha ai gazetës.

Shakur, emri i skenës së të cilit ishte stilizuar si 2Pac, publikoi albumin e tij debutues në 1991 dhe vazhdoi të shijonte suksesin e listave me hite, duke përfshirë California Love, All Eyez on Me, Changes dhe I Ain’t Mad at Cha.

Ai vdiq më 13 shtator 1996 pasi u qëllua me katër plumba në makinën e tij, ndërsa priste në semafor të kuq. Shakur shiti më shumë se 75 milionë disqe në mbarë botën.

të fundit

“Nuk lëvizja dot këmbët…”/ Konkurrentja e “Për’puthen” rrëfen periudhën e vështirë shëndetësore: Përfundova në sallë operacioni papritur

Konkurrentja e “Për’puthen”, Dasina Gjegji, ka qenë e ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Niko Komanin.…

10 minutes ago

EKSKLUZIVE/ Si ndryshoi gjithçka brenda natës për Eneo Bitrin, nga marrëveshja me Partizanin te firma me Egnatian (PRAPASKENAT ME DREJTUESIT E PARTIZANIT)

Foto e gjeneruar me AI: Agim Demrozi, Eneo Bitri & Gaz Demi Rikthimi i Eneo Bitrit në Superiore nuk ka…

12 minutes ago

E cilësuar si “mbretëresha e ekranit” në Itali, prezantuesja sportive ‘vjedh’ vëmendjen në Kupën e Botës (FOTO)

Prezantuesja e DAZN, Eleonora Incardona, ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë Kupës së Botës 2026, pasi paraqitja e saj…

14 minutes ago

Tensione në parlament/ Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj: Dil në oborr dhe bëj video për “TikTok-un”

Kuvendi është përfshirë nga tensione këtë pasdite, ku deputeti Agron Shehaj i ka kërkuar dorëheqjen Kryeministrit Edi Rama gjatë seancës…

15 minutes ago

ZYRTARE/ Flamurtari emëron Fabian Beqjan, kuqezinjtë vijojnë ndryshimet për sezonin e ri

FlamurtariVetëm para disa minutash, klubi i Flamurtarit ka zyrtarizuar drejtorin e ri sportiv, Fabian Beqja [...]Read More...

17 minutes ago

Familja e Messit del me njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore të Jorge Messit

Familja e Lionel Messit ka publikuar një deklaratë zyrtare, duke konfirmuar se babai i futbollistit, Jorge Messi, po përballet me…

18 minutes ago