Categories: sport

Si ndryshoi gjithçka brenda natës për Eneo Bitrin, nga marrëveshja me Partizanin te firma me Egnatian (PRAPASKENAT ME DREJTUESIT E PARTIZANIT)

Rikthimi i Eneo Bitrit në Superiore rezultoi shumë më i ndërlikuar nga sa mund të mendohej në pamje të parë. Sipas prapaskenave të siguruara, mbrojtësi i njohur kaloi në disa etapa përpara se të përfundonte në Rrogozhinë. Njësoj si te komedia e njohur e Shekspirit, “Ëndrra e një nate vere”, ku brenda një nate ndryshonte fati i personazheve, edhe rruga e Bitrit mori papritur një drejtim tjetër.

“Newsport.al” mëson se lojtari ka qenë prej kohësh në bisedime me Partizanin. Madje, pas rikthimit në Shqipëri, ai ka zhvilluar edhe një takim me drejtuesit e kuq, ku palët kishin arritur në parim një marrëveshje me 18 herë kampionët e vendit.

Të lidhura

None found

Më pas, në mëngjesin e ditës pasuese, Bitri u nis drejt Rrogozhinës për të respektuar ofertën e Egnatias dhe për t’u komunikuar drejtuesve të klubit se zgjedhja e tij ishte të firmoste me Partizanin.

Megjithatë, zhvillimet morën tjetër rrjedhë gjatë takimit me drejtuesit e Egnatias. Propozimi financiar i paraqitur, i shoqëruar edhe me bonuset e përfshira në kontratë, e shtyu mbrojtësin të rishikonte qëndrimin e tij. Në këto rrethana, shtatlarti vendosi pa humbur kohë të nënshkruante me kampionët në fuqi, i bindur edhe nga objektivat ambiciozë të klubit rrogozhinas.

Pas firmës, Bitri u largua nga Rrogozhina në drejtim të Tiranës. Por në momentin kur drejtuesit e Partizanit e kontaktuan për të mbyllur zyrtarisht marrëveshjen paraprake, ai i njoftoi se tashmë kishte hedhur firmën me Egnatian, duke i kapur në befasi drejtuesit e kuq.

Bitri shihej si një nga elementët më të rëndësishëm të merkatos së Partizanit për sezonin e ri, por në fund Agim Demrozi lëvizi më shpejt dhe siguroi shërbimet e një futbollisti me eksperiencë dhe cilësi. Ashtu si në “Ëndrrën e një nate vere”, ku mjafton një natë për të përmbysur gjithçka, edhe në këtë rast ishte një ofertë më e mirë ajo që ndryshoi gjithë historinë, duke bërë që të nesërmen Bitri të mos zgjohej si i kuq, por si rrogozhinas.

të fundit

Pezullohen përkohësisht punimet në nëntë objekte ndërtimi në Prishtinë dhe Ferizaj

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë masa për ndalimin e përkohshëm të punimeve në nëntë objekte ndërtimi, tetë prej tyre…

1 minute ago

Spanca paraqet auditimin për vitin 2025: Borxhi shtetëror mbi 1.8 miliardë euro

Auditorja e Përgjithshme e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Vlora Spanca, ka prezantuar Raportin Vjetor të Auditimit të Buxhetit të…

2 minutes ago

Termokos: Ngrohja do të ndalet përkohësisht në orët e para të së shtunës

NP “Termokos” njofton konsumatorët se furnizimi me ngrohje do të ndërpritet në orët e para të së shtunës. Kjo ndërprerje…

2 minutes ago

Honda po punon për një sistem që i mbush bateritë e makinave elektrike teksa ecin në rrugë

Kompania japoneze Honda po zhvillon një teknologji të re që do t’u mundësojë veturave elektrike të karikohen pa tel gjatë…

6 minutes ago

Vllaznia përforcohet me mbrojtësin e Kombëtares, Andi Hadroj bashkohet me kuqeblutë

Andi Hadroj dhe Ernest MuçiNë bazë të raportimeve të fundit nga media lokale në Shkodër, bëhet e ditur se klubi…

9 minutes ago

Operacion kundër drogës në Maqedoni, 14 të ndaluar, mes tyre një 14-vjeçar

MPB Maqedoni njofton se në natën në mes 22 dhe 23 tetorit, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunësit policorë…

9 minutes ago