Vjen në jetë djali, Mc Kresha bëhet baba për herë të dytë

Reperi i njohur Mc Kresha është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij Erzina ka sjellë në jetë një djalë, emri i të cilit nuk dihet ende.

Lajmi është bërë i ditur nga burime të sigurta pranë familjes për “Prive”. Si foshnja, ashtu dhe Erzina janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo ka lindur në Kanada, atje ku çifti janë zhvendosur bashkë me vajzën, Izën, në muajt e fundit të pritjes së dytë të ëmbël.


Shtuar 24.02.2022 08:56