Mykonos ka qenë një ndër destinacionet më të preferuara të VIP-ave shqiptarë për të paktën dy verat e kaluara.
Por këtë vit duket se Mykonos “ka dalë nga moda” dhe ishulli i preferuar i personazheve publik shqiptarë është Capri, në brigjet jugperëndimore të Italisë.
Capri është i famshëm për atraksionet e tij të mrekullueshme, i njohur përgjithësisht si një vend luksoz, ku shëtitjet me superjahtet më të shtrenjta janë karakteriste, shkruan AlbEu.com.
Ndër VIP-at shqiptarë që kanë vizituar këtë verë Capri-n mund të përmendim: Rudina Magjistarin, Luana Vjollcën, Antonela Berishën, Alban Dudushi dhe Bieta Sulo, Emina Cunmulaj.
Për më tepër ndiqni fotogalerinë e mëposhtme, ku do kuptoni lehtë edhe këndin e preferuar të fotove./albeu.com/