VIDEO/ Ulërima dhe të qara, dalin pamjet e sherrit në familjen Mbretërore, Elia godet me shuplaka Princ Lekën

Pasditen e 5 marsit Princ Leka, është sulmuar nga ish-bashkeshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.

Mësohet se Princi ka shkuar për të takuar vajzën e cila jeton ne oborrin mbretëror me mamanë e saj, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish- vjehrrit dhe më pas me dhunë fizike me sende të forta ndaj tij.

Por sipas informacioneve, Gjergj Zaharia si dhe e bija Elia Zaharia, janë shprehur se janë dhunuar nga Princ Leka.

Sakaq, Gjergj Zaharia shprehet se ai është në moshë dhe nuk mundet që të të dhunojë Princin, pasi ai është dy metra.


Shtuar 6.03.2024 15:08