Në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP Albania 3, ku çdo cep mund të transformohet në arenën e argëtimit, banorët kanë qenë dëshmitarë të një episodi të papritur qesharak.
Aktori i njohur i humorit, Julian Deda, ka zgjedhur të vendosë buzëqeshjen në fytyrat e banorëve duke krijuar një situatë komike që do të mbahet mend për kohë të gjatë.
Të lidhura
None found
Situata filloi të marrë formë kur Juli, vendosi të bëjë një shaka duke “vjedhur” reçipetat e Merit, astrologes së shtëpisë.Në një veprim qesharak dhe me ndihmën e Meritonit, Julian vendosi t’i veshë ato reçipeta, duke i shtuar më tej një mbulesë transparente për të kompletuar “kostumin” e tij të improvizuar.
Pamja e tij e re bëri që banorët të shpërthenin në të qeshura. Kjo skenë e papritur bëri që shtëpia e Big Brother të mbushej me zëra të të qeshurave, duke sjellë një moment lehtësimi dhe komik për të gjithë banorët.
Big Brother VIP Albania 3 përndryshe do të ketë të eliminuarin e radhës këtë të shtunë, i cili do të jetë njëri prej tre të nominuarve që këtë javë janë: Ilnisa, Gazmendi dhe Meri.
