Në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ duket se është krijuar romanca e parë. Po flasim për Ilnisën dhe Meritonin të cilët gjatë mbrëmjes së djeshme mes përqafimeve kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë në buzë.
Dyshja janë bërë të pandashëm nga njëri-tjetri dhe kudo i shohim bashkë. Afrimiteti i tyre është vënë re edhe nga banorët e tjerë të cilët kanë nisur ngacmimet e para.
Teksa ndodheshin në kuzhinë, Roza vë në siklet Ilnisën duke e pyetur nëse do t;i pëlqente të bëhej nuse në Prishtinë? Nisur nga fakti se Meritoni është shqiptar i Kosovës.
Kjo pyetje në dukje tendencioze nuk i ka pëlqyer aspak Ilnisës e cila i është përgjigjur në siklet.