Gjatë transmetimit të Big Brother VIP Albania, në ekran është shfaqur një lajm ku thuhej se Dj Gimbo ndodhet nën arrest.
Banorja Selin e ka parë informacionin, por për shkak të sfidës së mosreagimit që po zhvillohet brenda shtëpisë, ajo nuk ka reaguar ndaj lajmit.
Ky moment ka kaluar pa komente nga banorët, duke respektuar rregullat e lojës.
Kujtojmë se Selin dhe Gimbo krijuan lidhjen e tyre brenda shtëpisë së Big Brother të cilën e “finalizuan” me një dasëm.
Por në një nominim me banoren Brikena, Dj Gimbo u eleminua nga gara.
