VIDEO/ Reagimi epik i babait të Jorit pasi dëgjoi këngën e re të Fred De Palma-s

Pas daljes nga “Big Brother VIP2”, Jori Delli nisi një romancë me reperin e njohur italian, Fred De Palma. Madje çifti nisi bashkëjetesën menjëherë dhe duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

Modelja e njohur është mjaft aktive në rrjetet sociale, aty ku me ndjekësit ndan momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.Së fundmi, Fred De Palma ka publikuar një këngë të re dhe pjesë e saj në një mënyrë është edhe modelja. Ajo në shqip thotë:“Alo! Ku je? Më mungon. Mezi pres të të takoj”

Reagimin më epik e ka patur babait i Jorit. Kjo e fundit ka postuar një video në “TikTok”, ku i tregon të atit këngën dhe reagimi i tij është shumë i lezetshëm. Pasi dëgjon këngën, ai shprehet i buzëqeshur:

“Qenka i mirë legeni! Bravo, legeni!”.

@iconstyle.al

Ai legeni🤣 Bravo ai legeni🤣🤣🤣 #iconstylealbania #joridelli

♬ original sound – ICONSTYLE

 


Shtuar 13.06.2024 11:33