Disa javë pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në një lokal në Tiranë, ku dy motrat Berisha dhunuar shtetasen Klea Prenga, publikohen pamjet nga momenti kur e reja është dhunuar brutalisht.
Antonela Berisha dhe motra e saj, Mariela, dhunuan barbarisht Klea Prengën, të cilën e sulmuan me gota në një restorant, duke e shpërfytyruar.
Në videon e mëposhtme, shfaqen dy motrat Berisha të veshura sportive teksa futen në ambientetin e restorantit luksoz mbrëmjen e 6 gushtit.
Sapo futen në restorant, Mariela Berisha, merr një gotë qelqi nga një tavolinë tjetër dhe fillon të dhunojë Prengën.
Pas saj, shfaqet e motra Antonela, e cila gjithashtu e dhunon vajzën e re. Mes vajzave nis një përleshje, ku e dëmtuar në fytyrë mbeti Prenga.
Në këtë moment, ndërhynë persona të tjerë në lokal që ndanë motrat Berisha nga vajza e re.