VIDEO/ Madonna u rrëzua gjatë koncertit dhe shau sepse harroi tekstin e këngës

Madonna gjatë fundjavës ka bërë një shfaqje të vërtetë për fansat gjatë një koncerti në Seattle dhe me atë rast ka pësuar një aksident të vogël kur ka përfunduar në dysheme së bashku me balerinin e saj.

Këngëtarja, 65 vjeçe, u rrëzua në skenë gjatë një performance në turneun e saj “Celebration” në Climate Pledge Arena në Seattle.

Një video e shpërndarë nga fansat e saj në TikTok tregon se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Madonna u ul në një karrige në kuadër të koreografisë për “Open Your Heart”, ndërsa balerini tërhoqi karrigen, por mesa duket takat e larta i kanë shkaktuar problem dhe të dy kanë rënë në dysheme me këmbët lart. Më pas, ylli i famshëm u rrotullua në bark dhe qeshi. Një tjetër anëtar i ekipit doli përpara dhe e ndihmoi të ngjitej në karrigen tjetër. Këngëtarja tentoi të vazhdonte performancën dhe më pas shau kur kuptoi se ishte ulur në karrige në mënyrë të gabuar.

Më pas ajo u përpoq të vazhdonte, por harroi tekstin e këngës që po interpretonte.

@madonnaculture

How not to love her? ? Madonna, Open Your Heart/Live To Tell/Take a Bow, The Celebration Tour, Climate Pledge Arena, February 16 & 17, 2024. ? @kroogi6609 (YouTube, OYH) & @supernguyenodyssey (Instagram, TAB) • #madonna #madonnaculturetiktok #celebrationtour #pop

♬ Open Your Heart – Madonna


Shtuar 20.02.2024 12:56