VIDEO/ Gani Gërmia shpërthen në lot për vëllain e ndjerë: Më djeg zemra…

Banori i spektaklit televiziv “BBVK2”, Visar Dërmaku, i njohur si Gani Gërmia, së fundmi ka ndarë me të tjerët historinë e tij të dhimbshme familjare.

Ai foli për vëllanë e tij të ndjerë, i cili ka ndërruar jetë vitin e kaluar, pasi vuante nga një sëmundje.

Me lot në sy, Ganiu theksoi se kur të vdesë vëllai apo motra e kupton se çfarë është me të “djegë” zemra dhe tregoi se mundohet t’i bëjë krenarë prindërit e tij, pas humbjes së madhe të djalit të tyre.

“Kur të shkojnë prindërit nga kjo jetë është mërzi, por nuk kishte më rëndë se prindërit të varrosin evladin. Prej kur më ka shkuar vëllai, jam i copëtuar në të gjitha anët. Tani as nuk po e ndjek karrierën dhe as nuk po iu rri afër prindërve. Jam i copëtuar, dëshiroj t’i bëj krenar ata”, nis fillimisht rrëfimi i tij.

“Shumë shpesh më kanë thirr që të shkojmë te varri, shumë shpesh kam qenë duke u mbytur me makinë, vetëm që të shkoj më shpejt.

E di se jam mungesë aty. Nuk jam rehat, nuk jam ai Visari që kam luftuar prej vitit të kaluar jam në 200 vende i copëtuar, unë e di sa jam mungesë në atë shtëpi, por nuk kam rrugë tjetër, ose vizionin ose mërzinë.

Ju kërkoj falje të gjithëve, kurrë nuk kam dashur që ta shfaqë anën time. Ishalla nuk vini në ditë timen, për motër e vëlla se aty e kupton se çfarë është me t’u djeg zemra, aty e kupton që fillon jeta, aty e kuptoni si është të jetosh ftohtë. Atë buzëqeshje që ma shihni çdo ditë, nuk është më siç ka qenë”, shtoi Ganiu.


Shtuar 2.11.2023 22:49