Finalistja e Big Brother VIP Kosova, Edona James, konfirmoi në një intervistë se po shijon një lidhje dashurie.
Ajo zbuloi se ka nisur një romancë me një djalë nga Maqedonia e Veriut, por nuk kishte zbuluar më shumë për të.
E ftuar në ‘Sol’ në Klan Kosova, biondja u shpreh sërish për lidhjen e saj të dashurisë.
Transgjinorja nga Suhareka e theksoi sërish se i dashuri i saj është shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili është rritur në Zvicër.
“Ai më kupton mua, i pëlqej kështu siç jam, e drejtë, e sinqertë, e vlerëson shumë këtë tek unë”, u shpreh ish-banorja.
Partneri e befasoi live në emision, duke i sjellë një buqetë me lule dhe duke i dedikuar disa fjalë përmes një letre.
“Takimi ynë i parë ishte tamam si në përralla”, ka thënë mes tjerash në letër.