VIDEO/ Do ta quajmë krevati i fantazmave, për çfarë e ka fjalën Meri?

Energjia që Meri ndjen në shtëpinë e “Big Brother Vip”, është ajo e një ‘fantazme’ që ja ka vënë emrin ‘Asmodeus’.

Kjo deklaratë u soll në vëmendje spektaklin e mbrëmjes së djeshme dhe shkaktoi të qeshura nga publiku.

Por astrologia nuk e ka lënë me kaq këtë histori.

Pas përfundimit të spektaklit, teksa ajo ishte ulur në tavolinë duke ngrënë, i thotë Romeos se krevatin ku rrinte Drini dhe Olsi do t’a quante ‘krevati i fantazmave’, pasi të gjithë që flejnë në atë krevat nuk e kanë të gjatë në shtëpi.

“E shikon që ai krevati ngel gjithmonë bosh? Krevati i fantazmave do ta quaj. Ishte Drini, iku. Ishte Olsi, iku. Bosh do rrijë. Mos e ço Bardhin se nuk i dihet. A ikën ata të dy”?- tha Meri Shehu.


Shtuar 4.02.2024 12:49