VIDEO/ Çiljeta Xhilaga merr surprizën emocionuese nga i dashuri i saj, ja çfarë i dërgoi me dron futbollisti i njohur

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga, ditën e sotme është surprizuar nga një dron.

E papritura erdhi nga partneri i saj, sportisti Alban Hoxha.

Çiljeta është gëzuar pafund nga surpriza e të dashurit të saj, i cili gjithashtu i kishte dërguar bluzën e tij të skuadrës së futbollit.

“Hoxha 12 gjithë jetën”– shkruhej krahas fotos së futbollistit.

E emocionuar nga surpriza, Çiljeta i ka shprehur dashurinë Albanit.

“Të dua shumë, o dashuria ime. O jetë, o dritë”– tha këngëtarja.

Bebe Rexha flet për ndarjen nga ish-i dashur pas tri vitesh: Shkoja në psikoterapi…

Kujtojmë që çifti prej disa vitesh janë në një lidhje së bashku, ndërsa këngëtarja shpesh herë ka treguar se sa e lumtur ndihet në “krahët” e futbolistit.

 


Shtuar 22.05.2024 21:59