Jennifer Lopez do të publikojë albumin e saj të fundit, të titulluar “This Is Me… Now”. Mirëpo, në një paraqitje të fundit, ajo pësoi një incident me flokët ndërsa performonte në “Saturday Night Live”.
J.Lo u bashkua në skenë me reperët Latto dhe Redman për një version të ri të “Can’t Get Enough”, kënga e parë në albumin e saj të ardhshëm.
Por ajo u gjend shpejt në një situatë shumë të keqe pasi zgjatimet e flokëve të saj nisën t’i shkaktonin probleme që bënë që artistja t’i hiqte në skenë, ndërkohë që vazhdoi të performonte lëvizjet e saj të kërcimit.
Një incident i pakëndshëm për J.Lo-në, por që tregoi profesionalizmin e saj për t’u shpëtuar situatave të sikletshme në skenë.
Albumi i Lopez është planifikuar të dalë më 16 shkurt dhe ky incident mund të ketë shërbyer edhe si një promovim për të tërhequr vëmendjen në internet.
Jennifer Lopez just danced her hair off. pic.twitter.com/eCLZp7witF
— Angela Belcamino (@AngelaBelcamino) February 4, 2024